Aplikacion
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur katër pjesëtarët e familjes Bilbili: Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i Hundait, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela.
Drejtuesi i furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë. 4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të gjithë të plagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.
Burimet e para policore nga vendngjarja pohojnë se dyshohet që shkak për aksidentit e rëndë ka qenë lagështira në rrugë, shpejtësia e drejtuesit të furgonit dhe parakalimi i tij i gabuar.