Aplikacion
Gjatë aksionit të koduar “Rrethinat”, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.
Ka qenë telefonata e një banori të zonës, në Katund Sukth, se disa persona nën kërcënimin e armës po tentonin ti vidhnin banesën, që kanë vënë menjëherë në lëvizje policinë, ku kjo e fundit ka ndërhyrë dhe ka parandaluar ngjarjen.
Nga verifikimet ka rezultuar se katër nga pjesëtarët e grupit kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje e armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një telefonate të marrë nga një banor në Katund Sukth se disa persona nën kërcënimin e armës po tentonin ti vidhnin banesën, kanë vlerësuar telefonatën dhe falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, në kuadër të operaciont policor të koduar “Rrethinat”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:
Leonard Preza, 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje;
Albion Kllari, 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje;
Domeniko Ceni, 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.
Si dhe u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:
P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).
Këta shtetas ne bashkepunim me njëri- tjetrin, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri në banesën e shtetasit B.M.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B., në oborrin e banesës i kanë vjedhur motomjetin;
2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;
3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Sh. K.,;
4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur sende të ndryshme;
5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë vjedhur disa telefona celularë;
6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;
7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;
8-Më datë 03.10.2021, në Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.
Vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan per veprime të mëtejshme Prokurorise Prane Gjykates Shkallës Parë Durrës, për veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.