zoom

Slider

Ronaldo ngeli pa karburant! Shoferi i tij priti 7 orë për t’u furnizuar, por pa sukses

Ka një moment kur paratë nuk hyjnë në punë. Këtë ka provuar kriza për karburant në Britani të Madhe, krizë që ka prekur edhe yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Mediat britanike shkruajnë se shoferi i yllit portugez priti gati shtatë orë për të mbushur Bentley -n e tij 220.000 paundsh me benzinë – por u largua pa asnjë pikë.

Super makina qëndroi në radhë në një pikë karburanti disa kilometra larg shtëpisë së lojtarit të Manchester United.

Një Range Rover, i drejtuar gjithashtu nga një anëtar i ekipit të sigurisë të Ronaldos, ishte parkuar pranë tij.

Shoferët shkuan pranë karburantit në orën 2.20 pasdite, me shpresën se një cisternë do të mbërrinte në stacionin e mbushjes me furnizime.

Por, pasi pritën gjashtë orë e 40 minuta, ata kuptuan se askush nuk po vinte dhe u larguan në orën 21:00.

Një burim tha:

“Edhe me të gjitha paratë e Ronaldos, ai është në të njëjtën varkë si ne të tjerët”.

Rafineritë në Britani të Madhe janë plot me naftë dhe benzinë, por problemi qëndron te transporti. Këtij shteti i nevojiten të paktën 100 mijë shoferë kamioni për të furnizuar pikat e karburantit.

Postime të lidhura