Ajo që po ndodh në Britaninë e Madhe është jashtë çdo parashikimi. Vendi është në krizë për naftë. Miliona janë qytetarët në mbarë vendin që mbajnë radhë me disa orë në pikat e karburantit.

Qeveria ka vendosur të përdorë ushtrinë për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve të furnizimit me karburant.

Rritja e kërkesës për naftë erdhi mes frikës se mungesa e drejtuesve të autobotëve që furnizojnë pikat e karbuarantit, do të godiste furnizimin.

Mungesë e madhe e shoferëve të kamionëve ka bërë që furnizimi me karburant dhe mallra të bien në vend.

Sipas grupit RAC çmimi i një litri benzinë ​​pa plumb ka arritur në nivelin më të lartë tetëvjeçar.

Kompanitë kryesore të karburantit, përfshirë BP dhe Shell, kanë siguruar publikun se furnizimet mbeten të paprekura.