zoom

Ekonomi

Çmimi i naftës rritet në mbi 80 dollarë për fuçi. Nivele rekord edhe për gazin e qymyrin

Bota po shkon drejt një krize të re të energjisë. Çmimi i naftës bruto kaloi 80 dollarët për fuçi, për herë të parë në tre vjet. Për pasojë edhe çmimi i qymyrit dhe gazit në Evropë ka arritur nivele rekord. Kjo krizë në dukje pritet të ndikojë në rritjen ekonomike.

Treguesi referencë i naftës Brent u rrit deri në 0.9 për qind në 80.22 dollarë për fuçi, duke arritur një nivel të lartë trevjeçar për të dytën ditë radhazi.

Çmimet standarde evropiane të gazit për shpërndarjen muajin e ardhshëm u rritën me 10 për qind, që do të thotë se kostot janë dyfishuar që nga mesi i gushtit.

Ndërsa, çmimet e gazit natyror në Shtetet e Bashkuara u rritën në mbi 6 dollarë për milion njësi termike britanike, çmimi i tyre më i lartë në shtatë vjet.

Kjo rritje vjen mes furnizimit të kufizuar dhe konkurrencës në rritje midis Evropës dhe Kinës, që i ka rritur çmimet e gazit në nivele rekord javët e fundit.

Related Posts