Aplikacion
Duke folur në takimin vjetor të organizatës botërore në Nju Jork, Bennett nuk e përmendi konfliktin e Izraelit me palestinezët, por e portretizoi Iranin si kërcënim për sigurinë globale.
Republika Islamike, viteve të fundit, ka bërë “një hap të madh përpara” në kapacitetin e saj prodhues bërthamor, tha Bennett.
“Programi i armëve bërthamore të Iranit është në një pikë kritike. Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtoi ai.
Bennett, politikan i së djathtës ekstreme, që ka marrë detyrën në qershor, dëshiron që presidenti amerikan, Joe Biden, të forcojë qëndrimin e tij kundër Iranit – armikut rajonal të Izraelit.
Ai i kundërshton përpjekjet e administratës së Bidenit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.
Kjo marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, është braktisur nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, në vitin 2018.
Tërheqja e Trumpit ka çuar në rikthimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit.
Në përgjigje, Irani, i cili thotë se ambiciet e tij bërthamore janë krejtësisht për qëllime civile, ka shkelur shumë nga kufizimet që parasheh marrëveshja.
Gjatë fjalimit të tij, Bennett tha se Irani po përpiqet të “dominojë” Lindjen e Mesme “nën një ombrellë bërthamore” dhe kërkoi përpjekje më të bashkërenduara ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike.
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza