zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i policit/ Nis hetimi për kolegët që e shoqëronin

SHÇBA ka nisur hetimin për veprimet e policëve që ishin me viktimën Saimir Hoxha, i cili u qëlluar për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Kështu kolegët e Saimir Hoxhës i cili ra në krye të detyrës do u duhet të japin disa shpjegime të asaj që ndodhi, para, gjatë dhe pas vrasjes së Samir Hoxhës.

SHÇBA do të hetojë se cilat ishin veprimet e efektivëve që shoqëronin kolegun e tyre Saimir Hoxha dhe pse nuk reaguan ku dëgjuan të shtënat.

Po ashtu ata duhet të shpjegojnë edhe se si mundën të largoheshin tre të rinjtë që ishin në makinën e ndaluar për kontroll pasi qëlluan për vdekje Saimir Hoxha.