Aplikacion
Ai mësohet se ka qëlluar dy herë në drejtim të helikopterit që po kryente kërkimet dhe kjo ka ndihmuar në lokalizimin e tij. Ndërsa mësohet se autori i dyshuar Aldi Rama ndodhet në një shtëpi në lagunën Kune-Vain.
Policia e forcat e RENEAS kanë hipur mbi një çati e snajpera. Aldi Rama është larguar nga makina e tij, të cilën e braktisi 1 km larg vendngjarjes.
Që prej momentit që u mor vesh lajmi për vrasjen e oficerit të krimeve të rënda në krye të detyrës, Saimir Hoxha policia ka vazhduar kontrolle të imtësishme për të kapur autorin 21-vjeçar.
Ndërkohë policia po monitoron situatën nga ajri me helikopter dhe po përdoren edhe dronet për të kapur ndojë gjurmë të 21-vjeçarit, i cili mendohet të jetë ende i armatosur, pasi arma nuk është gjendur në vendin e krimit.
Ndërkohë policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për personin që do japë informacion mbi vendnddodhjen e saktë të Aldo Ramës.