Aplikacion
Në kërkim janë shpallur autorët Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç.
Përveç 21-vjeçarit, nuk ka pasur të tjerë të plagosur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, me datë 17.09.2021, në Qafë Kashar.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:
L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.
SPAK rrëzon pretendimet e Berishës: Alfred Dedja nuk ishte dëshmitar i vrasjes së Jan Prengës