zoom

Bota

Adoleshenti vret prindërit dhe motrën, poston fotot e masakrës online: Të bëhen gati në shkollë!

Një adoleshent ka vrarë prindërit dhe motrën e tij të vogël dhe ka postuar fotot e masakrës nëpër rrjetet sociale, para se t’i kthente armën dy qenve të familjes dhe vetes kur policia mbërriti në vëndngjarje.

Uilliam Colburn, 15 vjeç, vrau babain e tij 63-vjeçar, nënën e cila festonte ditëlindjen, si dhe motrën 2 vite më të vogël se ai, në atë që policia e quan vrasje të 3-fishtë.

Ai gjithashtu postoi foto të familjarëve të tij të vdekur në rrjetet sociale, ku dhe kërcënoi se të njëjtën gjë do të bënte në shkollë.

Policia menjëherë zbarkoi në shtëpinë e tyre në Aransas Oaks të Teksasit në orën 11 të darkës.

Postime të lidhura