Aplikacion
Kohët e fundit është Sali Berisha ai që thotë se është cënuar sovraniteti në PD, teksa Meta në Korçë u pyet nëse ambasadorja e SHBA e ka cënuar sovranitetin kombëtar me kërcënimin për Berishën.
Pikërisht, Meta ka theksuar se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve e kulisave dhe të jenë përballë faktit të kryer.
”Së pari, sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. S’ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit kombëtar se sa vetë sovrani vetë qytetari, sigurisht kur ai është indërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron, nuk e shet, nuk e tregton.
Sa i takon sovranitetit padiskutim që fjala kyç për dekadat që vjen është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje të detyrave të Shqipërisë ndaj NATO ku jemi anëtar prej kohësh apo BE, ku dëshirojmë të anëtarësohemi.
Me gjithë detyrimet tona në raport me institucione e organizata i kemi të fiksuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë.
Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa të tjerë do të ndodhin në të ardhmen”, tha Meta.