zoom

Aktualitet

I qëlluan me armë sa mbaruan kalçeton/ Rrëfehen 2 të rinjtë me Audi që u plagosën në Tiranë

Pas plagosjes mbrëmjen e djeshme në Qafë-Kashar të dy të rinjve, Zoom.al ka mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Dy të rinjtë Enis Sanxhaku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19, sapo kishin mbaruar lojën e kalçetos po ktheheshin për në shtëpi me Audin e tyre.

Por sipas dëshmisë së dhënë në polici, të rinjtë kanë rrëfyer se kanë bërë një manovër të gabuar me makinë dhe i kanë prerë rrugën një makine tjetër, që po lëvizte në këtë aks.

Sipas dy të rinjve, pas kësaj manovre janë përfshirë në konflikt me drejtuesin e mjetit, që i kanë prerë rrugën, dhe miqtë e këtyre të fundit, që lëviznin me një tjetër mjet.

Nga dëshmia e parë e dhënë nga spitali, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato janë shprehur se konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve. Pas plagosjes, dy të rinjtë 20 dhe 19 vjeç kanë mbërritur në Spitalin e Traumës me makinën e tyre, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorëve.