Aplikacion
10 vendet e para nuk kanë pësuar ndryshim. Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.
Shqipëria ka fituar 3 pozicione në këtë renditje. Kombëtarja kuqezi renditej e 69-ta me 1360 pikë, ndërsa tani zë vendin e 66-të me 1368 pikë.
Dardanët kanë ngritjen më të madhe në histori pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s. Ky sukses i Kosovës vjen pas rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e fituar 1-0 dhe barazimit 1-1 me Greqinë. Kosova është ngritur për gjashtë vende, pasi nga vendi i 115-të sa ishte, tani renditet në vendin e 109.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kishte 1159 pikë, ndërsa tani ka 1176 pikë në renditje.