zoom

Politikë

Nard Ndoka: Do dalë një lidership i ri, do të largohen si Basha dhe Berisha

Për kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka lëvizjet brenda PD-së do të sjellin një lidership të ri të demokratëve dhe të opozitës. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Ndoka deklaroi se lëvizja e Berishës synon që të krijojë një lidership të ri dhe jo të marrë drejtimin e PD-së. Për të Lulzim Basha nuk shihet si një kandidat për kryeministër dhe lider i opozitës.

“Nuk shoh një përçarje, shoh një ringjallje të PD-së, se është një agjendë interesante. Së pari ka nevojë të çlirohet nga Basha. Nuk e shoh Bashën si pretendent për kryeministër më, në aspektin e aksioneve politike. Ai ka qëndruar se kishte njëlloj paragjykimi se ka mbështetjen e Berishës, ai mund ta mbajë peng PD-në por nuk mund t’i japë shpresë. PD do të çlirohet edhe nga Basha dhe Berisha. Ai lirohet nga vendimi, Berisha do ta hapë akoma më tepër lidershipin. E do të krijojë një hark opozitar akoma më të gjerë, padiskutim se ka mundësitë dhe besimin ta bëjë një gjë të tillë. Berisha nuk po kërkon të marrë drejtimin e partisë dhe të jetë kryeministri i vendit, po kërkon ta kthejë PD në shinat institucionale dhe të jetë një parti sovrane të marrë një vendim pa diktat dhe trysni”, tha Ndoka.

Sipas tij, Basha nuk kishte të merrte kosto politike për përjashtimin e Berishës, por duhej ta votonte në strukturat e PD-së dhe në grupin parlamentar.