zoom

Politikë

Opozita largohet nga Kuvendi/ Basha debat me Nikollën

Opozita është larguar duke bojkotuar seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar reagimin e fortë të Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.

“E shkele rregulloren. Merr urdhër si ushtari nga ai që nuk duhet të ishte në këtë sallë

Jeni ushtare.Ju jeni një manikine. Me cfarë pushteti e ndryshon rendin e ditës” iu drejtua Basha, Nikollës dhe më pas u largua nga salla i shoqëruar nga të gjithë deputetët e grupit, përfshirë edhe Sali Berishën, por LSI nuk e ndoqi duke qëndruar në Kuvend.