Aplikacion
Dyshja u shfaqën bashkë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia dhe fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit. Ben dhe Jennifer dukeshin mjaft të dashuruar në foto, ndërkohë që nuk munguan as përqafimet e shikimet plot pasion mes tyre.
Stilisti i J.Lo, Mariel Haenn, ndau në Instagram një foto të këngëtares duke u parë sy më sy me partnerin e saj.
“Okay, kjo është shumë e ëmbël”, komentoi Gwyneth Paltrow përkrah fotos.
Paltrow ka qenë në një lidhje ne Ben Affleck gjatë vitit 1997 deri në vitin 2000. Gjatë kësaj kohe ata luajtën bashkë edhe në filmin “Shakespeare in Love”, për të cilin Gwyneth Paltrow fitoi një çmim Oscar si “Aktorja më e mirë”. Megjithatë pas ndarjes ata të dy ruajtën raportet dhe sot e kësaj dite Gwyneth dhe Ben janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.
“Ai është shumë inteligjent dhe shumë, shumë i talentuar dhe gallatë. Por nuk ishte në një periudhë të mirë të jetës për të pasur një të dashur“, është shprehur më herët Gwyneth Paltrow gjatë një interviste për Ben Affleck.
Thashethemet për transfertat! Vendimi i Amorimit në janar, Real kontakton Alexander-Arnold