Aplikacion
Emal Ahmadi nuk i pa dy avionët e marrë peng që godisnin kullat binjake në Nju Jork dy dekada më parë.
Asokohe, Afganistani ishte nën kontrollin e talebanëve dhe televizionet nuk ishin të autorizuara.
“Disa persona folën për sulmet në radio”, thotë ai.
Por jeta e tij dhe jetët e shumë qytetarëve të tjerë afganë ndryshuan nga ajo ditë edhe nga lufta kundër terrorizmit që udhëhoqën Shtetet e Bashkuara.
“Kam humbur 10 familjarë në një nga sulmet e Shteteve të Bashkuara”, thotw Emal Ahmadi.
10 anëtarët e familjes së Emal u vranë në sulmin e fundit amerikan të kryer në Afganistan.
“Kjo ishte e vajzës sime, i përkiste asaj”, tregon ai.
Forcat amerikane deklaruan se sulmi kishte vënë në shënjestër një atentator vetëvrasës që do të sulmonte aeroportin e Kabulit. Gjë që Emal e mohon.
“Ju e dini më mirë që SHBA bënë një gabim të madh duke goditur civilët këtu. Sikurse e thatë dhe ju, nuk është e drejtë. Është e gabuar”, thotë Ahmadi.
11 shtatori shkaktoi luftën më të gjatë dhe më vdekjeprurëse për Amerikën. Kur trupat amerikane u larguan nga Afganistani, konflikti u kishte marrë jetën 2.500 ushtarëve.
Ndërkohë, numri i afganëve të vrarë llogaritet mbi 150 mijë, një rekord që kontribuoi në ushqimin e ideologjisë dhe urrejtjes që Amerika u përpoq të mposhtte.
“Mesazhi im për Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera është të mos bëjnë gabime me Afganistanin. Mos u mundoni të sulmoni civilët, pasi populli afgan ka përjetuar shumë. Dhe kur ata humbasin një baba, një vëlla, ose një djalë, dhimbja është e madhe”, shprehet ai.
Emal thotë se nuk kërkon hakmarrje. Si një ish-përkthyes për ushtrinë amerikane, ai kishte aplikuar për një vizë dhe planifikonte të largohej nga Afganistani. Por tani planet e tij janë venitur, varrosur bashkë me trupat e të dashurve tët tij.
Ndërtoi urë familjare për motrën, SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Bashkisë