zoom

Aktualitet

Berisha zbulon çfarë i tha Bashës në telefon pasi i njoftoi përjashtimin: Pabesi

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar pabesi përjashtimin e tij nga Basha si pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Berisha më tej ka zbuluar se në telefon e ka kundërshtuar kur Basha e ka vënë në dijeni për vendimin.

Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në televizor. Mua ma tha në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. I kërkova që kundërshtimin e tij t’ia përcillte atyre në mbledhje.

Në fakt ai dha mesazhin pastaj bëri mbledhjen. Gjithçka e ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në interesin e tij personal.