Aplikacion
Një 28-vjeçar me iniciale A.M ka humbur jetën, teksa po tymoste një cigare në ballkonin e hotel “Rogner”, kur krejt papritur është shkëputur parmaku në të cilin po mbështetej.
Një dëshmitar tregon për Zoom.al se i riu mori fraktura të rënda në duar dhe kokë, e për pasojë, siç policia njofton ndërroi jetë rrugës për në spital. Ka qenë pikërisht problemi në ndërtim, ai që i ka marrë jetën të ndjerit.