Aplikacion
Infektimet e reja shtrihen kryesisht në shtetet federale jugore, si Teksas e Florida. Autoritetet thonë se shtimi i infektimeve ka shkaktuar dyndje pacientësh në spitale, numri i të cilëve është pranë rekordeve të valës së kaluar të dimrit kur u shënuan mbi 140 mijë të shtruar. Gati 80% e shtretërve të terapisë intensive janë të zëna.
Edhe numri i vdekjeve është rritur, megjithatë mesatarja viktimave është sa gjysma e valës së kaluar, falë vaksinimit masiv të popullsisë që ka kapërcyer mbi 60% të të rriturve. Shtetet e Bashkuara numërojnë mbi 40 milionë të prekur nga COVID më mbi 1 vit e gjysmë pandemi.
Rritje infektimesh ka edhe në Britaninë e Madhe, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ruhet tendenca rënëse.