zoom

Aktualitet

20 mijë lekë nën dorë mjekut për të bërë vaksinën Pfizer

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” u ndal në disa qendra shëndetësore këtë të hënë. Në qendrën shëndetësore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja: A mundem? Përshëndetje!

Doktori: Përshëndetje!

Qytetarja: Si jeni?

Doktori: Mirë!

Qytetarja: Doktor, unë kam ardhur, për të bërë vaksinën!

Doktori: Si e ke emrin?

Qytetarja: XXXX XXXX/ Problemi është, se dua të bëj Pfizer-in unë, për vaksina e di unë, kur (piqen kumbullat) ?? Po unë duhet të nisem për Zvicër edhe dihet, që këto të tjerat…

Doktori: Exxx, ku e ke mjekun?

Qytetarja: Atëherë, mjekun nuk e kam këtu. Unë kam dy muaj, që jam transferuar me qira në Laprakë. Kam ardhur të zgjidh hall, se në fund të Shtatorit-fillim Tetorit, unë dua të nisem për Zvicër. Për pagesën e di, nuk është problem.

Doktori: XXXX XXX me XXXX XXXX të tërheq unë çikë këtu?

Qytetarja: Do më sjellësh këtu?

Doktori: Vetëm vaksinën do bësh?

Qytetarja: Po mirë mo, në qoftë se s’ka problem, s’më prish punë. Do më thuash, sa lekë paguaj?

Doktori: Sa të duash!

Qytetarja: Hë!

Doktori: Sa lekë të duash!

Qytetarja: Sa ka qenë pazari për të tjerat, apo më ulët?

Doktori: Ça të duash, që të jesh e kënaqur, ça të duash!

Qytetarja: Jo, jo! Ma thuaj!

Doktori: Dëgjove, ça të thashë?

Qytetarja: Të lutem mos më vër në siklet! Unë përderisa kam ardhur deri këtu, do të thotë, që kam pyetur, jam interesuar. Nuk dua unë të bëj… Tani 20 mijë lekë?

Doktori: Ok! Në rregull!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktori: A je e kënaqur ti?

Qytetarja: Faleminderit! Jo, a jeni i kënaqur dhe ju? Tani unë e di, që pazari ka qenë edhe më i lartë.

Doktori: A je e kënaqur? Këtë nuk dua të…

Qytetarja: Unë e kënaqur jam, normalisht, që jam e kënaqur, po!/tvklan.al