Aplikacion
Vitia në një intervistë të dhënë për SonntagZeitung ka thënë se hapja u bë përshkak të situatës së vështirë ekonomike.
“Ekspertët tanë llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Fatkeqësisht doli të ishte e gabuar”.
“Hapja u vendos gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar. Në fund të fundit, mënyra e vetme për të luftuar pandeminë është përmes vaksinimit” tha Vitia.
Ministri Vitia gjithashtu tha se shpreson që edhe futbollistët shqiptarë në Zvicër të vaksinohen ndaj COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
Në total numri i rasteve aktive është 26.688.