zoom

Aktualitet

Dalin pamjet/ Si iu vu tritoli makinës së policit në Durrës

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një person i vendos lëndë plasëse makinës së punonjësit të policisë në Durrës, i cili më pas shpërtheu duke shkaktuar dëme. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 06:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Zoom.al ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, që filmojnë autorin që vendos diçka në rrotën e parë të mjetit, nga ana e shoferit, dhe më pas ai largohet me shpejtësi.

Nga shpërthimi i tritolit, mjeti tip Benz në pronësi të Lulëzim Kastratit, i plotfuqishmi i zonës në lagjen nr.17, pësoi dëmtime. Ndërkohë që disa persona janë shoqëruar në polici, në lidhje me ngjarjen në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura