Aplikacion
Gjermania është duke injektuar dozën e tretë pavarësisht se nuk ka asnjë rekomandim nga Komisioni i saj i Përhershëm për Vaksinimin.
Në shtetin e Baden-Wurttemberg doza e tretë është duke u mirëpritur nga qytetarët.
“Gruaja ime ka zhvilluar shumë pak antitrupa, që do të thotë se është urgjente të bëj diçka,” – u shpreh një qytetar.
Ndërkohë OBSH është ende e shqetësuar për shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave në të gjithë botën.
“Disa vende po japin doza përforcuese për njerëzit e vaksinuar plotësisht, kur miliona njerëz në të gjithë botën nuk kanë marrë as dozën e tyre të parë. Kjo është arsyeja pse unë kam bërë thirrje për një moratorium mbi vaksinat të paktën deri në fund të këtij muaji për t’i lejuar ato vende që janë më larg të arrijnë një nivel vaksinimi,” – u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.
Franca gjithashtu ka filluar të administrojë vaksina shtesë kundër COVID-19 për njerëzit mbi 65 vjeç dhe për ata me problem shëndetësore.
Qeveria franceze po ndjek rekomandimet e autoritetit shëndetësor të vendit i cili muajin e kaluar citoi studime që sugjeruan një rënie të efektivitetit të vaksinës COVID-19, veçanërisht kundër variantit Delta.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë