zoom

Aktualitet

Zelanda e Re raporton një viktimë si pasojë e vaksinës Pfizer

Zelanda e Re ka raportuar se ka shenuar vdekjen e parë te lidhur me vaksinën Pfizer Covid-19.

Një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave tha se vdekja e gruas ishte “ndoshta” për shkak të miokarditit, një inflamacion i muskujve të zemrës.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kishte çështje të tjera mjekësore që mund të kishin “ndikuar në rezultatin pas vaksinimit”.

Rregullatorët evropianë thonë se miokarditi është një efekt anësor “shumë i rrallë” dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.