zoom

Aktualitet

(VIDEO) “A ka fëmijë?”/ 5 viktima nga aksidenti në Qafë Muzinë, kalimtarët po japin ndihmën e parë

Një aksident i rëndë ndodhi disa çaste më parë në Qafë Muzinë, në aksin Sarandë-Gjirokastër, ku konfirmohet se humbën jetën pesë persona.

Bëhet e ditur se mjeti u përplas me një fuoristradë tip Jeep dhe më pas ra në greminë.

Zoom.al ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, vetëm pak çaste pas aksidentit tragjik. Në to duket se si furgoni ka rënë disa metra poshtë rrugës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Disa persona, kalimtarë të rastit, po përpiqen t’u japin ndihmën e parë personave të bllokuar poshtë mjetit.

”Obobob a ka fëmijë”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Ende nuk dihet me siguri se sa persona ndodhen në mjetin e dëmtuar.