Aplikacion
Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, në Izrael – vend me 9.4 milionë banorë – janë infektuar pak mbi një milion njerëz. Fushata e vaksinimit atje ka nisur qysh në dhjetor të vitit të kaluar.
Pothuajse 59 përqind e popullsisë është vaksinuar dy herë dhe pothuajse 19 përqind tri herë. Izraeli mbështetet pothuajse plotësisht në vaksinën Pfizer/BioNTech. Në fund të korrikut, ai është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin me dozën e tretë, për të rritur reagimin e antitrupave.
Masa është marrë pasi të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë treguar rënie të mprehtë të efektivitetit të vaksinës në parandalimin e infeksionit, edhe pse ajo vazhdon të ofrojë mbrojtje të madhe nga të sëmurit rëndë. Disa vende të tjera kanë nisur të ndjekin shembullin e Izraelit sa i përket dozës së tretë.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet