zoom

Politikë

Meta shpërndan mesazhin e Papa Franceskut: Në politikë s’është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin që bëri sot Papa Francesku, i cili u ndal te ‘Virusi i hipokrizisë’.

Në mesazhin e tij Ati i Shenjtë thekson se në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Sipas kreut të shtetit ky mesazh është kaq aktual edhe për shoqërinë tonë.

Meta:

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/4322569061122667/

*Presidenti Meta shpërndan mesazhin e sotëm të Papa Françeskut:*

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.
Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: *‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”*

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!