Aplikacion
Në njoftimin e tyre ato sqarojnë, se nisja nga Porti i Durrësit në atë të Ankonës do të bëhet në orën 22:00. Ndërsa udhëtimi i dytë, ai i linjës Durrës-Bari do të zhvillohet një orë më vonë, pra në 23:00.
Njoftimi i Autoritetit Portual të Durrësit:
?NJOFTIM për udhëtarët e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona të datës 25 Gusht 2021?:
Në vijim të njoftimit të mëparshëm mbi vonesën e krijuar me tragetin e linjës Bari-Durrës SQAROJMË se:
Për të siguruar udhëtimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve drejt Italisë, të dyja linjat detare të parashikuara sot nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, do të realizohen përmes një trageti të vetëm deri në Bari dhe më pas për pasagjerët e linjës së Ankonës do t’u GARANTOHET nga agjencia transporti tokësor drejt destinacionit final (Ankona).
Për të mundësuar imbarkimin e gjithë pasagjerëve, nisja do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 23.00.
Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar dhe i ftojmë të paraqiten në kohë për të kryer procedurat e imbarikimit.
Trageti “SAGA.”, Durrës-Bari,
Ora e nisjes nga Porti i Durrësit: 23.00.
Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.
Faleminderit,
#APD