zoom

Bota

Të paktën 21 të vdekur dhe dhjetëra të humbur pas shirave të rrëmbyer në Tennessee, SHBA

Të paktën 21 qytetarë kanë vdekur pas shirave të rrëmbyer që arritën nivele rekord dhe shkaktuan përmbytje shkatërruese të cilat morën me vete shtëpi të tëra në shtetin amerikan të Tennessee.

Më shumë se 20 vetë tashmë i janë shtuar listës së njerëzve të humbur që po administrohet nga autoritetet përgjegjëse me anë të një faqeje në Facebook.

Rreth 25-30 cm reshje shkaktuan përmbytje që arritën deri në 2.1 m brenda disa prej ndërtesave të prekura.

Forcat policore kanë deklaruar se të vdekurit variojnë nga mosha të reja deri tek ato të thyera.

Makina dhe shtëpi të tëra janë marrë me vete nga përmbytjet. Autoritetet Kombëtare të Motit deklaruan se në më pak se 24 orë, në Tennessee kanë rënë deri në 44 centimetra shi – shifra rekord këto të reshjeve të regjistruara në këtë shtet.

Postime të lidhura