Aplikacion
Një numër vendesh kanë thënë se nuk do të jetë e mundur të evakuohen të gjithë shtetasit e huaj deri në fund të muajit.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se është “matematikisht e pamundur” të evakuohen 60,000 njerëz deri në fund të muajit.
Borrell tha se vetëm 150 nga 400 afganët e punësuar nga BE janë evakuuar deri më tani dhe se kjo është “shumë e pamjaftueshme”.
“Aeroplanët po largohen ndërsa njerëzit janë ende në terren,” shtoi ai.
Borrell i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai ishte ankuar tek amerikanët se siguria e tyre në aeroportin e Kabulit po pengonte përpjekjet e afganëve që punonin për vendet evropiane për t’u futur ne aeroport.
Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar Ben Wallace ka thënë se “asnjë komb nuk do të jetë në gjendje t’i nxjerrë të gjithë jashtë brenda këtij afati”.