zoom

Bota

Tmerr në Kabul/ Njerëzit shtypin njëri-tjetrin, të paktën 7 të vdekur (FOTO)

Shtatë civilë afganë janë shtypur për vdekje nga turma jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa njerëzit dëshpërimisht përpiqen të arratisen nga Afganistani, pas rënies së vendit në duart e talebanëve.

Sipas mediave ndërkombëtare, temperaturat e larta dhe shtyrja e herëpashershme e turmës kur shikon një avion të ulet në pistë rrëzoi shumë njerëz në tokë pa ndjenja, 7 prej të cilëve më pas u deklaruan të vdekur.

Të dhënat e fundit tregojnë se situata në Kabul është duke u përkeqësuar. Qeveria gjermane njoftoi gjatë ditës së aksesi në aeroport shpesh nuk është i mundur, ndërsa zona është e rrezikshme.

Rreth 4,500 trupa amerikane kanë nën kontroll përkohsisht Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, me rreth 900 ushtarë britanikë gjithashtu në patrullim në vend, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar fluturimet e evakuimit.

Militantët talebanë kanë qenë duke kontrolluar postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar shumë nga qytetarët.