zoom

Aktualitet

Durrës/ Arrestohet maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari Mevait Osmani, banues në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe DVP Durrës, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.