Aplikacion
…
Francezët gjithashtu theksojnë se duhet bërë përparim në punën në kuadër të Procesit të Berlinit teksa afrohet Samiti i radhës Bashkim Evropian-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor.
“Ne mbështesim fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, që është jetik për zhvillimin ekonomiko-social dhe për lidhje me të ngushta me Evropën.
Ky bashkëpunim është vendosur për të përfshirë gjashtë vendet në rajon dhe të vazhdohet në standardet dhe parimet evropiane. Për shembull, ne mbështesim synimin e tregut të përbashkët rajonal të shpallur në Samitin e Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit (10 nëntor 2020).
Në këtë kontekst, iniciativa Open Balkan e nisur më 29 korrik 2021 nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ofron një mundësi të mirëpritur për të bërë përparim në këtë drejtim, me kusht që të jetë e koordinuar me punën në vazhdim e sipër në kuadër të Procesit të Berlinit – punë e cila duhet të avancojë në prag të Samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor.”, ka thënë një burim diplomatik për Gazetën Express.
Iniciativa e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për “Open Balkan” nuk po përkrahet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se një iniciativë e tillë është përpjekje e Serbisë për hapje të rajonit ndaj Rusisë dhe Kinës.
“Open Balkan” është shndërruar edhe në pikë-përplasjeje në distancë në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreut të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti, pas një qëndrimi të Qeverisë Federale të Gjermanisë lidhur me iniciativën.
“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, kishte deklaruar për Gazetën Express një zëdhënës i qeverisë gjermane më 11 gusht.
Rama a ka interpretuar një përgjigje të tillë si mbështetje për “Open Balkan”, derisa ka pohuar se do të ndiqet këshilla gjermane për gjithpërfshirje për të gjitha vendet. Megjithatë ka deklaruar se s’mund të presin derisa t’i mbushet mendja “atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”.
Kurti ndërkohë i është kundërpërgjigjur përmes një fjalimi që e kishte shkruar për nder të organizimit të “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, të mbajtur në Shkup. Në atë fjalim Kurti ka potencuar se vetëm kur shqiptarët të jenë të lidhur fort me njëri-tjetrin mund të hapen me fqinjët pa u rrezikuar.
“Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon.”, është pjesë nga deklarata e Kurtit e lëshuar përmes një komunikate nga Zyra për Media e Kryeministrisë.
Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë