zoom

Aktualitet

“O shpirt, a po të mungon mami”? Rrëqeth nëna e 6-vjeçarit që humbi jetën në Shëngjin: Pse s’vdiqëm dhe ne me ty

Qytetarët që po pushojnë në Shëngjin e kanë të vështirë të harrojnë atë se çfarë ndodhi një ditë më parë. Në vendin ku i mituri u përplas për vdekje nga një furgon në rrugën e plazhit, vendin e gjakut e kanë zënë lulet e qirinjtë.

Nëna e 6-vjeçarit, Besa Nuzi ka gjetur forcën nga dhimbja e madhe që i ka kapluar shpirtin dhe i ka dedikuar disa rreshta shumë prekës djalit të saj, që sot nuk jeton më. Me humbjen e të voglit të saj, nëna shkruan se nuk ka më dëshirë të jetoj, teksa ka edhe një lutje për Zotin, që ta marrë edhe atë nga kjo botë.

” O Shpirt, o zemër, o jeta mamit ti, ma vrave shpirtin o zemër, pse ike ngele vetëm o shpirt, pse nuk vdiqëm të gjithë me ty pse, o i bukuri im, a po te mungoj mami ty, si do fle un pa ty………… o Zot më vdis dhe mua o Zot”, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar edhe foton e të voglit.

Postime të lidhura