zoom

Aktualitet

U shpëtoi nga duart prindërve! 6-vjeçari u shtyp nga furgoni në Shëngjin, familja kishte ardhur nga Londra për pushime

Plazhi i Shëngjinit përjetoi disa momente tmerri ditën e sotme, pasi një 6-vjeçar u përplas nga një furgon në rrugë.

Sipas dëshmitarëve, furgoni i kaloi sipër të miturit, i cili pasi u dërgua në spital ndërroi jetë.

Pamje të llahtarshme u publikuan në media, ku familjarët vinin duart në kokë e ulërisnin me të madhe pas ngjarjes tragjike.

Rruga në Shëngjin, aty ku ndodhi aksidenti që i mori jetën fëmijës 6-vjeçar është mbushur me rroba dhe me sendet personale. Policia ka rrethuar zonën, duke vendosur shirit aty ku ndodhi përplasja fatale.

Familja jetonte prej kohësh në Londër, por kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Postime të lidhura