zoom

Aktualitet

Shpejtësi skëterrë! Ksamil, përplaset BMW-ja/ Në gjendje të rëndë 31-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë.

Për rrjedhojë është përplasur në rrethimin e një biznesi dhe njëherësh ka dëmtuar edhe dy mjete të parkuara.

Automjeti BMW me drejtues Ajet Abedinin, 31 vjeç është copëtuar si pasojë e përplasjes, ndërsa ai është transportuar ne spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht në orën kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur lëvizje njerëzish në rrugë, pasi pasojat do ishin shumë më të rënda.