zoom

Bota

Sekretari i NATO-s: Do të dërgojmë avionë shtesë për evakuimin në Kabul

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul.

Edhe më herët përmes një reagimi në Tëitter, Stoltenberg bëri me dije se NATO po ndihmon që aeroporti i Kabulit të qëndrojë i hapur në mënyrë që të evakuohen sa më shumë njerëz.

Ndër të tjera, ai shtoi se situata në Afganistan është e rrezikshme dhe e paparashikueshme.

Mijëra afganë u mblodhën në aeroportin e Kabulit të hënën në mëngjes me shpresën për të ikur nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Forcat amerikane në aeroport u detyruan të qëllonin në ajër për të rivendosur qetësinë.

Talebanët e shpallën luftën në Afganistan të përfunduar, pasi morën nën kontroll pallatin presidencial në Kabul.

Rebelëve iu desh pak më shumë se një javë për ta arritur objektivin e tyre, pasi trupat ushtarake vendase, të stërvitura dhe të armatosura për 20 vjet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, dështuan.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi ditën e diel me argumentin “se nuk donte gjakderdhje”.