zoom

Bota

Fituesja e Nobelit shprehet e shqetësuar rreth gjendjes së grave dhe minoriteteve në Afganistan

Pasi Talebanët morën kontrollin e plotë të Afganistanit, aktivistja e edukimit Malala Yousafzai shkroi në Twitter se ishte në shok teksa Talebanët po merrnin kontrollin e Afganistanit dhe u shpreh e shqetësuar rreth grave, minoriteteve dhe avokatëve të të drejtave të njeriut.
Ajo i bëri apel pushteteve lokale, rajonale dhe globale që të mundohen për armëpushim dhe që të sigurojnë urgjentisht ndihmë humanitare dhe të mbrojnë refugjatët dhe civilët.
Në vitin 2012, Malala u qëllua nga një person i armatosur Taleban i cili ishte kundër aktivizmit të saj për edukimin e grave.
Malala po kthehej në shtëpi kur u qëllua në kokë.

Në vitin 2014, në moshën 17 vjeçare ajo fitoi çmimin Nobel për Paqe./ The Independent – Përgatiti: Alesia Doçi