Aplikacion
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se telefonata e tij me shefin e Kremlinit ishte shumë e mirë dhe produktive dhe se marrëveshja që Rusia t’i japë fund sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike erdhi me mirëkuptimin për të pasur një armëpushim të plotë në fund të muajit.
“U diskutuan shumë elementë të një kontrate për paqen,” tha ai, duke shtuar: “Ai proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne, shpresojmë, për hir të njerëzimit, do ta kryejmë këtë punë!”
Ai shkroi në platformën e tij Truth Social:
Biseda ime telefonike sot me Presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm për të gjithë Energjinë dhe Infrastrukturën, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të patur një armëpushim të plotë dhe, në fund të fundit, një FUND të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President! U diskutuan shumë elementë të një Kontrate për Paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy do të donin ta shihnin atë të përfundojë. Ai proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne, me shpresë, për hir të Njerëzimit, do ta kryejmë këtë punë!