zoom

Bota

Arrihet marrëveshja/ Putin urdhër ushtrisë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës pas telefonatës me Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike këtë të martë, në kërkim të armëpushimit në Ukrainë.

Biseda mes tyre zgjati rreth 90 minuta, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se gjithçka shkoi mirë.

Pak minuta më vonë, mediat shtetërore ruse nisën të zbardhin më shumë detaje, duke treguar se dy liderët janë dakordësuar për armëpushim dhe se Putin ka urdhëruar ushtrinë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës për 30 ditë, pas telefonatës.

Kremlini thotë se Putin dhe Trump ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish mes Moskës dhe Kievit.

“Putin dhe Trump shprehën interes të ndërsjellë për “normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa u ra dakord gjithashtu për një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Kievit për 175 të burgosur lufte nga secila palë. Moska gjithashtu pranoi të dorëzojë 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë”, raportojnë mediat ruse./ Zoom.al

Postime të lidhura