Aplikacion
Instituti mjeko-ligjor ka përfunduar këtë të martë autopsinë për ta, ndërsa betejën në spitale e vijojnë edhe 196 persona të tjerë të plagosur.
“Lidhur me 59 personat e vdekur, theksoj se të gjithë janë identifikuar dhe për të gjithë autopsia ka përfunduar më 18 mars 2025. Në zjarr janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ndërkohë, familjarët dhe qytetarë të tjerë vijojnë protestat në kërkim të drejtësisë dhe ndëshkimit të përgjegjësve për rastin e rëndë.
“Vite heshtjeje çojnë në një minutë heshtje”, ishte një nga frazat më të përhapura në mediat sociale për ngjarjen tragjike në Koçan.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në një deklaratë për mediat, u zotua se autorët e tragjedisë që la pas 59 viktima të Koçan, do të mbajnë përgjegjësi.
“Se sa është përgjegjësia e kryetarit të Komunës së Koçanit do të vendos Prokuroria. Kryetari në dorëheqjen e tij ka shkruar se është në dispozicion të drejtësisë. Sot organet hetuese do të hyjnë edhe në Komunë. Dhe do t’i kontrollojnë të gjitha dokumentet. Në rast se ju pretendoni se ai është nga radhët e VMRO-se dhe se ne po e mbrojmë, jeni gabim. Ne nuk do te mbrojmë askënd edhe sikur te jete Shenjtori i Partisë“, tha ai./ Zoom.al