Aplikacion
Gjatë fjalës së tij në konferencën e PPE në Podgoricë, Berisha deklaroi se Rama po shpërndan zarfe me 100 euro për pensionistët dhe në këmbim prej tyre kërkon të votojnë Partinë Socialiste.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, narkoshteti i Shqipërisë është një bashkëpunim i pushtetit me organizatat kriminale më të rrezikshme në rajon dhe përtej. Pas zbulimit nga shtetet partnere të serverëve të bisedave telefonike dhe mesazheve të organizatave kriminale me telefona të koduar si Sky ECC, Matrix dhe EncroChat, rezultoi se gjuha e dytë më e përdorur në këto telefona ishte gjuha shqipe, dhe përqendrimi më i lartë i tyre ndodhej në Shqipëri, në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.
Të dashur miq, zgjedhjet e 11 majit po zhvillohen në një vend ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet. Ai ka krijuar një shtet elektoral të një partie, ka vendosur një sistem të ngjashëm me patronazhin e dikurshëm me punonjësit e shtetit. Këto ditë, si një dhuratë për vota, ai po dërgon zarfe me 100 euro për 800 mijë pensionistë”, tha Sali Berisha.
SPAK ka njoftuar se se ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Veprat penale që do të hetohen në kuadër të këtij plani masash janë korrupsioni aktiv e pasiv në zgjedhje, si dhe çdo vepër penale në kuadër të krimeve zgjedhore e kryer nga krimi organizuar apo nga zyrtarë publikë të nivelit të lartë./ Zoom.al