zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje, motori përplaset me makinën! Humb jetën 25-vjeçari (Emri)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në Bërdicë ku një motor u përplas me një makinë.

Për pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.

Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti dhe udhëtonte me motor kur u përfshi në aksidentin që i mori jetën.

Raportohet se automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin.