zoom

Aktualitet

Breshëria e plumbave drejt “CFO Pharma”, policia: Ngjarja ndodhi gjatë natës, por u njoftuam në 08:10

Policia ka dhënë detaje nga sulmi me breshëri plumbash në drejtim të “CFO Pharma”, biznesit në pronësi të Nadir Çausholli që ndodhet në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”.

Blutë informojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, raportohet rreth orës 02:00, por janë njoftuar në sallën operative rreth orës 08:10.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura