Aplikacion
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të jetë e para që do të renditet në fletën e votimit.
I dyti do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”. Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa numrin 5 e ka Partia Socialiste me Edi Ramën.
Aleanca Demokracia e Re do ketë numrin 8, PSD e Doshit do mbajë numrin 11. Shqipëria Bëhet numri 6
Renditja e plotë:
1.PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2.Partia Lëvizja Bashkë
3.Lëvizja Atdheu
4.Partia Koalicioni Euroatlantik
5.Partia Socialiste
6.Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7.Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
8.Partia Aleanca Demokracia e Re
9.Djathtas për Zhvillim
10.Partia Mundësia
11.Partia Social Demokrate.