Aplikacion
Njoftimi është bërë vetëm përmes një deklarate online të postuar më 13 mars në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa mësohet vetëm pas interesimit të mediave, 4 ditë më pas, më 17 mars. Nga Ministria nuk është bërë deri më tani asnjë dalje publike.
Në ditën e parë, shërbimi veterinar ka konstatuar te “AIBA ”1848 shpendë të ngordhur në fermën që ndodhet në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit dhe zona është karantinuar. Deri më sot, kanë ngordhur rreth 65 mijë shpendë, të një kapanoni, e siç burime thonë, gati 40 mijë prej tyre janë asgjësuar me djegie, por nuk dihet zyrtarisht se kur dhe ku janë asgjësuar.
Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, janë marrë mostra të cilat janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar pozitiv gripi i shpendëve.