Aplikacion
Dequenne u nda nga jeta në moshën 43 vjeçare. Ajo zbuloi në tetor 2023 se vuante nga karcinoma adrenokortikale, një kancer i gjëndrës mbiveshkore.
Me rolin e saj të parë në filmin Rosetta nisi karrierën e saj, pasi fitoi çmimin për aktoren më të mirë në festivalin e filmit në Kanë për interpretimin e saj, që gjithashtu i dha trofeun Palma e Artë.
Ajo mori disa çmime të tjera për rolet e saj në filma kryesisht në gjuhën franceze, filmin e vitit 2009 The Girl on the Train dhe dramën e vitit 2012, Our Children.
Émilie Dequenne u kthye në festivalin e filmit në Kanë në vitin 2024 për të shënuar 25-vjetorin e triumfit të saj me vëllezërit Dardenne dhe për të promovuar filmin në gjuhën angleze, Survive, i publikuar në të njëjtin vit.
Ishte filmi i fundit në të cilin ajo u shfaq përpara se sëmundja ta detyronte të ndalonte karrierën e saj si aktore.
VIDEO/ Shpërthimi rrëqethes i të miturit, që humbi 4 shokët në tragjedinë në Maqedoninë e Veriut