Aplikacion
Pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha theksoi se ministri Manja i ka dhënë siguri Veliajt se nuk do të përgjohej.
Por sipas tij, kryebashkiakun e Tiranës e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.
Sali Berisha: Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.
Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.
Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.
Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.