Aplikacion
Në një konferencë për shtyp, teksa u pyet se pse në mungesë të Hysajt nuk ftoi Markun i cili luan për Eto FC Gior, trajneri brazilian iu drejtua gazetarëve “kush është lojtari, ku luan?”
“Kush është lojtari? Ku luan? Është një lojtar qendre… I djathtë? Është qendër i djathë apo anësor i djathtë?”, pyet trajneri.
Më pas ai foli për vendimin e tij për të zgjedhur Hadrojn në atë pozicion, edhe pse ky i fundit nuk luan që nga janari dhe për më tepër vetë Silvinjo pak kohë më parë e quante mbrojtës të majtë në radhët e kuqezinjve.
“Shihni, ne duhet të respektojmë një transferim. Pas Hysajt dhe Balliut, ne kemi sjellë Hadrojn. Ai ka bërë një transferim në Ukrainë. Futbollisti, tek i cili kemi besim, vjen te ne. Balliu dhe Hadroj. Në këtë moment, na mungon një lojtar i cili është në anën tjetër, një i majtë”, deklaroi ai.
Zjarri në Koçan/ 51 të plagosur dërgohen për mjekim jashtë vendit, 20 janë në gjendje të rëndë